Javë përmbysjesh, Korabi fiton sërish, barazon Vardari i Forinës, humbasin Veleshta dhe Drita

Në Konferencën e Perëndimit në Ligën e dytë sot janë zhvilluar 4 takime mjaft interesante, e ku në 3 ndeshje skuadrat deri tek fitorja erdhën me përmbysje, njofton “infOSport.mk”. Me përmbysje fitoi edhe Korabi, skuadër kjo që në terren vendas me rezultatin 2:1 mundi Vëllazërimin e Kërçovës, për të cilën skuadër ishte kjo disfata e dytë nga po aq ndeshje.

Në anën tjetër, Korabi realizoi edhe fitoren e dytë, për të cilën u përkujdesën Filip Aleksovski me një gol të shënuar gjatë pjesës së parë dhe Bleron Muça, me golin e realizuar gjatë pjesës së dytë. Baldovaliev shënoi sërish për Dritën e Bogovinës, mirëpo në fund skuadra e trajnerit Ardian Imeri pësoi disfatë 2:1 në udhëtim te Kadino në Shkup.

Disfatë identike (2:1), edhe përkundër faktit se avansonin, pësoi edhe Veleshta në ndeshjen kundër Ohrid Lihnidos. Që të tre golat në këtë përballje u realizuan gjatë pjesës së dytë. Petrushevski shënoi golin e avantazhit për Veleshtën, mirëpo në vazhdim të takimit, Aleksandar Gjorgjieski dhe Lupçe Trpeski u përkujdesën për fitoren e Ohrid Lihnidos.

Takimi më interesant u zhvillua  në Gostivar, aty ku Vardar Forina dhe Skopje barazuan me rezultatin 3:3. Kumanovari Egzon Aziri edhe njëherë tjetër dëshmoi se ëshët në formë të madhe, duke shënar dy gola, ndërsa një gol tjetër për skuadrën nga Forina realizoi edhe Muhamed Bekir.

Kujtojmë dje Gostivari në transfertën në Tetovë mundën Labunsihtën (fuzion me Teteksin) me rezultatin 3:1. Hristijan Kirovski realizoi dy gola për skuadrën mysafire, ndërsa një gol tjetër realizoi Ivan Nastevski.

Pas dy xhirove të para, Korabi është skuadra e vetme me pikë të plota, 6-të, ndërsa pas tyre renditen Skopje, Gostivari dhe Ohrid Lihnidos që kanë nga 4 pikë.

LDFMV – Perëndim, Java 2

Korabi 2:1 Vëllazërimi
Kadino 2:1 Drita
Ohrid Lihnidos 2:1 Veleshta
Vardar Forina 3:3 Skopje
Labunishta 1:3 Gostivari

Leave a Reply