Pandev: Kemi atmosferë të mirë, kemi ardhur për tri pikë

Para ndeshjes me Gjeorgjinë, ka folur edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev. Ai ka thënë se kanë ardhur në Tbilisi për fitore dhe do të japing maksimumin për të marrë rezultatin e dëshiruar.

“Tri pikët me Armeninë ishin të rëndësishme si për fillim. Në krahasim nga Shkupi, këtu kemi fushë më të mirë për lojë. Kemi ardhur për tri pikët, dua që ti fitojmë. Tek ne atmosfera është e shkëlqyeshme, asnjëherë nuk ka qenë në këtë nivel. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk jemi 100% të përgatitur, por për këtë fanellë gjithmonë duhet të japim maksimumin dhe vetëm ashtu mund të arrijmë deri te rezultati i dëshiruar”, deklaroi kapiteni Goran Pandev.

Leave a Reply