ZYRTARE, Drita e Nuhiut kundër Legia Varshavës pa kapitenin Limani

Skuadra kampione e Kosovës mbrëmë vonë në stadiumin “Ëojska Polskiego” në Varshavë zhvilloi stërvitjen e vetme zyrtare në tokën polake, aty ku sonte do të përballet me Legia Varshavën në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Në takimin e nesërm trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit, Ardian Limani, i cili ishte njëri ndër më të mirët në ndeshjen e raundit të dytë kundër Sileksit në Shkup, kur edhe kishte shënuar golin e dytë në fitoren 2:0.

Limani do të jetë mungesa e vetme për Dritën në këtë përballje, e cila me kualifikimin në këtë fazë ka shkruar historinë e futbollit kosovar në nivel klubesh në garat europiane.

Warsawa, 23.09.2020Poloni🇵🇱Përfundon stervitja e fundit anti Legia!Klubi jone FC DRITA sapo ka perfunduar…

Публикувахте от Drita FC в Сряда, 23 септември 2020 г.

Leave a Reply