Zidane bënë gati valixhet, Perez thuhet se ka gjetur trajnerin e ri!

Portali i njohur spanjoll “TodoFichajes”, raporton se drejtuesit e Realit të Madridit me në krye Florentino Perezin, janë duke konsideruar mundësinë e shkarkimit të Zinedine Zidane.

Reali nuk e ka nisur mirë sezonin e ri duke pësuar një humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e zhvilluara të sezonit të ri në La Liga.

Perez ka vendosur të presë ende, mirëpo ka piketuar pasuesin e Zidane. Bëhet fjalë për Mauricio Poçetinon.

Strategu argjentinas është i lirë pas shkarkimit nga Totenhami dhe është i gatshëm ta marrë drejtimin e “Mbretërve”.

Leave a Reply