Interi dëshiron ti rrëmbejë Çalhanoglun Milanit!

Interi me shumë vëmendje po e monitoron situatën e krijuar ndërmjet Milanit dhe mesfushorit turk,  Hakan Çalhanoglu mbi rinovimin e kontratës.

Lojtari mund të mbetet si agjent i lirë në vitin 2021, por “Rossonerët” po bëjnë përpjekje për rinovimin e kontratës me reprezentuesin e Turqisë.

Gjithsesi, Interi tashmë raportohet se e ka kontaktuar Milanin për të kuptuar më shumë rreth kësaj situate dhe janë gati të hyjnë në negociata nëse lojtari nuk e pranon propozimin e Milanit për rinovim të kontratës.

Leave a Reply