Lajm i mirë për Lacion, Strakosha shërohet plotësisht nga “Covid 19”

Lacio ka marrë lajme të mira edhe të premten, pasi portieri Thomas Strakosha është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Në këto kushte, sikurse protokolli e kërkon, Strakosha është paraqitur në klinikë për të bërë kontrollet mjekësore para se të nisë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Strakosha mungoi në Ligën e Kampionëve dhe në disa ndeshje në kampionat, për shkak se kishte dalë pozitiv me Covid-19.

Situata e tij ka qenë e paqartë, pasi në klinika të ndryshme tamponët nxirrnin përgjigje të ndryshme.

Leave a Reply