Ekskluzive, FC Shkupi arrinë marrëveshje me shqiptarin e përfqasueses U21 të Maqedonisë

Pas Kristijan Trapanovskit, FC Shkupi ka arritur që në rradhët e veta të sjellë edhe një tjetër talent, që gjithashtu është pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra nga Çairi ka arritur marrëveshje me shkupjanin Lavdrim Fazliu, i cili ishte pjesë e Pelisterit.

Edhe pse i njëjti kishte kontratë edhe 6 muaj të tjerë me skuadrën nga Manastiri, drejtuesit e FC Shkupit e bënë për vete duke paguar edhe dëmshpërblimin për këtë super talent, i cili gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më standard te Pelisteri, transmeton “infOSport.mk”.

Ai zhvilloi 18 ndeshje, duke regjistruar 2 gola dhe 2 asiste. Ndryshe karrierën e kishte nisur te Rabotniçki, nga e cila skuadër janarin e këtij viti u transferua te Pelisteri.

Edhe pse vetëm 21-vjeç, ai numëron 48 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa përveç fanellës së përfaqësueses shpresa të vendit, ai kishte luajtur edhe me kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Leave a Reply