E bujshme, Milani transferon ish mbrojtësin e Juves!

Milani është në kërkim të një mbrojtësi, ndërsa informacionet e fundit flasin se “kuqezinjtë” në janar shumë lehtë mund të arrijnë akordin me ish futbollistin e Juventusit, Medhi Benatia.

Ky i fundit në janarin e shkuar u transferua në Katar për 8 milionë euro te skuadra e Al Duhail, me të cilën skuadër ka kontratë deri janarin e vitit 2021.

Në një intervistë të pak muajve më parë vetë Benatia ka pohuar se dëshiron të rikthehet në Itali, aty ditët e fundit është shfaqur një opsion mjaft tundues dhe prestigjioz.

33-vjeçari nga Maroku mund të bashkohet me Milanin. “Kuqezinjtë” kanë shumë dëmtime në mbrojtje dhe organika aktuale në difensivë nuk është e plotësuar.

Benatia është një lojtar, që e njeh mirë futbollin italia pasi më parë kishte luajtur me Udinesen, Romën dhe kampionët e Juventusit. Një aventurë te Milani është mundësi reale për marokenin.

Leave a Reply