Futbollisti japonez që luan në Shqipëri i këndon Adem Jasharit (VIDEO)

Në futbollin shqiptarë viteve të fundit po luajnë futbollistë të ndryshëm, madje edhe jashtë Europës. Një i tillë është edhe japonezi i Burrelit,

Yuta Takahashi. 22-vjeçari si duket është ambientuar shumë shpejt në Shqipëri, aq sa ka mësuar të këndojë edhe këngë patriotike shqipe.

Ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga shokë e tij të ekipit, dëgjohet teksa këndon këngën e interpretuar nga Shkurte Fejza, “Morra fjalë”, e që i dedikohet komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. (infOSport.mk)

Leave a Reply