Mediat italiane i japin jehonë asistit të Ibrahimoviç ndaj Kosovës (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar në fitoren 3:0 të Suedisë përballë Kosovës mbrëmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, përcjellë “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e parë për ekipin dardan në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar, ndërkohë e dyta për Suedinë, që kryeson grupin.

Tek goli i parë i Suedisë i realizuar nga Augustinson, Ibrahimoviç bëri një asist në stilin e tij, ndërsa i njëjti për nga mënyra e ekzekutimit bëri shumë jehonë edhe në mediat italiane.

“Heroi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç tregoi disa nga aftësitë e tij të arteve marciale në një asistim akrobatik gjatë ndeshjes së Suedisë kundër Kosovës”, – shkruan “FootballItalia”

39-vjeçari u rikthye te kombëtarja suedeze pas gati 5 vitevsh, ndërsa ndikimi i tij ka qenë i menjëhershëm, pasi Ibrahimoviç kishte asistuar edhe në golin ndaj Gjeorgjisë (1:0), ndërsa gjithashtu ishte në rolin e asistuesit edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Kosovës, që Suedia e tij në fund e fitoi me shifrat 3:0.

Leave a Reply