Struga Trim Lum nuk i’a arriti qëllimit, Sileksi siguron finalen pas plotë 24 viteve (VIDEO)

Sileksi ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e dytë gysmëfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Struga Trim Lum, duke siguruar finalen e madhe pas plotë 24 viteve, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje, në të cilën Struga Trim Lum kishte më shumë nga loja, si duket dëshira e madhe për të qenë në finalen e madhe ndikoi negativisht, pasi edhe pse krijuan më shumë raste, nuk i’a arritën qëllimit që të shënonin atë gol të shumë dëshiruar.

Vlen të përmenden rastet e Emir Skenderit gjatë pjesës së parë, si dhe ato të Marjan Altiparmakovskit dhe Klisman Cakes gjatë pjesës së dytë, me këtë të fundit që qëlloi edhe shtyllën.

Në anën tjetër Sileksit iu mohua një gol gjatë pjesës së parë, i shënuar nga Pepi Georgiev për shkak pozitës jashtë loje.

Megjithatë skuadra nga Kratova golin e fitores e realizoi 9 minuta para fundit të takimit, kur Karakamishev shfrytëzoi një harkim në zonën kundërshtare dhe me kokë nga afërsia shënoi për rezultat 1:0.

Doli të jetë ky goli vendimtarë i këtij takimi, në të cilin Struga Trim Lum tentoi deri në fund për të ardhur deri te barazimi, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje struganët ndeshjen e mbyllën me 10 lojtarë në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Abdylhadi Jahja në minutën e 84-të.

Në finalen e madhe, Sileksi do të përballet me Akademia Pandev, që dje eliminoi Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply