Gledi Mici ftohet nga përfaqësuesja e Kosovës!

Gledi Mici ka luajtur në të kaluarën me kombëtaret e moshave të Shqipërisë, me U-19 dhe U-21, megjithatë asnjëherë nuk është grumbulluar edhe me ekipin e parë kombëtar të Shqipërisë.

Mirëpo si duket mbrojtësit të majtë i ka ardhur rasti të shijojë një grumbullim me Përfaqësuesen e parë, por jo atë të Shqipërisë.

Sipas mediave kosovare, 30-vjeçari ka marrë ftesë nga trajneri i Kosovës, Bernard Shalandes për ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Mici është nga Tirana, por duke parë shkëlqimin te Prishtina këtë sezon, Shaland ka vendosur t’i dërgojë ftesë, duke ditur se nuk ka luajtur për ekipin e parë të Shqipërisë.

Kujtojmë Mici para se të transferohej te Prishtina shtatorin e vitit 2020, për dy vite të plota luajti me Shkëndijën, duke qenë një ndër futbollistët më të mirë në kampionatin tonë në krahun e majtë të mbrojtjes, por njëkohësisht edhe më të dashur në mesin e “Ballistëve”.

Leave a Reply