Adonis Shala shënon dhe feston si Kristiano Ronaldo (VIDEO)

Adonis Shala po bënë një super paraqitje në takimin e sotëm përballë Renovës, ndeshje kjo e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija pas 45 minutave të para shënoi plotë 4 gola në rrjetën e “gjipspunuesve”, ndërsa dy prej tyre mbajnë firmën e Adonis Shala.

Ky i fundit golin e tij të parë e realizoi në minutën e 20-të, kur falë shpejtësisë që posedon ishte i pandalshëm për mbrojtësit e Renovës, ndërsa të dytin personal dhe të katërtin për Shkëndijën e realizoi në minutën e parë shtesë, kur pa shumë probleme nga afërsia shënoi edhe njëherë tjetër në rrjetën e Aleksovskit.

Këtë gol Shala e festoi në stilin e Kristiano Ronaldos, duke gëzuar tej mase tifozët “kuqezi”.

Ndryshe për Shalën ishte ky goli i tretë në kuadër të ndeshjeve të Kupës, pas atij edhe kundër Bregallnicës në Shtip, ndërsa gjithashtu 1 gol ka shënuar edhe në ndeshjet kampionale. (infOSport.mk)

Leave a Reply