Makedonija GJ.P dhe Vardari përfundojnë miqësisht

Në vazhdën e ciklit të ndeshjeve të kombëtareve që kanë nisur tash e disa ditë, ekipet e futbollit vendor  po e shfrytëzojnë për pushime, por edhe për ndeshje miqësore.

Një ndeshje miqësore është zhvilluar sot në stadiumin e Gjorçe Petrovit në Shkup midis Makedonija Gj.P dhe Vardarit, ndeshje kjo që në fund u mbyll miqësisht me shifrat 1:1.

Ish sulmuesi i Kukësit, Godberg Bery Kuper, i cili gjatë janarit të këtij viti përforcoi rradhët e Makedonija GJ.P, realizoi golin e vetëm për skuadrën e Muharem Bajramit, ndërkohë golin për skuadrën e Vardarit e realizoi Darko Micevski nga penaltia.

Kujtojmë me barazim (2:2), ishte mbyllur edhe miqësorja e fundit mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar me 4 shtator të vitit të kaluar. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply