Formacioni i FC Shkupit përballë Skopjes

Lideri akual në Ligën e Parë Futbollistike, FC Shkupi, sot në kuadër të javës së 26-të do të përballet me Skopjen në lagjen e Hekuranës, njofton “infOSport.mk”.

Njëherit kjo ndeshje do të hap siparin e kësaj xhiroje, kjo për shkak transmetimit të drejtëpërdrejtë në ekranet e TVM dhe Arena Sport, ndërsa tashmë trajneri i “pëllumbave” nga Çairi, Goce Sedlloski, ka bërë publik formacionin me të cilin do ti kundërvihet  skuadrës së Ljupço Markovskit.

Ndeshja, Skopje – FC Shkupi starton në ora 13:00, ndërsa të gjitha ndeshjet tjera do të luhen me fillim në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply