Partizani i Tiranës dëshiron dy lojtarët e Shkëndijës!

Partizani i Tiranës sezonin që po lëmë pas, nuk është së bërë shumë mirë në Superligën shqiptare. “Demat e Kuq” nga kryeqendra shqiptare janë ende në lojë për një vend që siguron Europën, ku dhe jemi mësuar ti shohim vazhdimisht këto vitet e kaluara, mirëpo një gjë e tillë do të varet nga rezultatet e arritura të kësaj skuadre në 3 xhirot e fundit, kur do të përballet me skuadrat si, Egnatia, Kastrioti dhe Laçi.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, drejtuesit e Partizanit që tani kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës, teksa synimi i tyre i parë është dyshja e Shkëndijës, Bekim Rexhepi dhe Leard Sadriu.

Këta të fundit ishin pjesë e Skënderbeut tashmë më shumë se një vit, ndërsa Partizani dëshiron ti mbaj ende në kampionatin shqiptarë të futbollit.

Drejtuesit e skuadrës nga Tirana kanë kontaktuar personalisht të dy lojtarët për një transferim të mundshëm të tyre në kryeqytetin shqiptarë në mbyllje të këtij edicioni.

Të dy janë te Skënderbeu në formë huazimi nga Shkëndija dhe kanë kontratë deri në verën e vitit 2023 në ekipin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Gjithsesi, në Tetovë janë gati t’ia “dhurojnë” Partizanit të dy lojtarët, pasi nuk ka vend për të luajtur rregullisht te kuqezinjtë.

Sadriu ka qenë titullar absolut te Skënderbeu, si nën drejtimin e Memellit, ashtu edhe pas ardhjes së Gegës. Zbarkimi i 21-vjeçarit në klubin e kuq do ta rriste ndjeshëm konkurrencën në difensivë, ku edhe Sota po shpreson të jetë titullar në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, në rast se largohet Alban Hoxha, portieri Rexhepi pritet ta ketë të sigurt vendin mes katërkëndëshit, me Aldo Teqjen që do të jetë i gatshëm të përfitojë në rast dobësie të 25- vjeçarit nga Shkupi.

Leave a Reply