Ak.Pandev prezanton mbrojtësin shqiptarë, ish reprezentues i shpresave të Maqedonisë!

Pas plotë 5 largimeve, Akademia Pandev gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy futbollistët e rinj, që vijnë nga skuadra rumune e Akademia Klinçeni, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Mario Vrdoljak dhe mbrojtësin shqiptarë, Agron Rufati. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për opinionin sportiv në vend, pasi vite të tëra ishte pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Maqedonisë, duke filluar nga U18, deri te U21, për të cilën numëron 14 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

Rufati para se të transferohej në Rumani gjatë verës së vitit të kaluar, për gati një vit e gjysmë luante në Ukrainë me ekipin e Zorya, ku ishte transferuar gushtin e vitit 2020 nga ekipi i NK Istra.

Ndryshe karrierën e tij, Rufati e kishte nisur pikërisht në Kroaci, aty edhe ku kishte lindur, duke provuar veten tek të vegjlit e Dinamo Zagreb, e më pas edhe tek U19 e Lokomotiva Zagreb, transmeton “infOSport.mk”.

Sa i përket mesfushort Vrdlojak, i njëjti përveç më vendlindjen e tij në Kroaci, kishte luajtur edhe në Bosnje e Hercegovinës, në ligën e ulët të Gjermanisë, në Serie C të Italisë dhe së fundmi Rumani.

Kujtojmë, nga Akademia Pandev këtë afat kalimtarë janë larguar portieri Marko Jovanovski, mbrojtësi i krahut të majtë, Mite Cikarski, dy mesfushorët, Bojan Najdenov dhe Viktor Angellov, si dhe sulmuesi Marko Gjorgjievski, që vendosi të veshë fanellën e Sileksit. (infOSport.mk)

Leave a Reply