“Jam nga Kosova, me gjak shqiptari”! Albioni ua bën të qartë në Rumani: Do festoj me shqiponjë çdo gol që shënoj

Albion Rrahmani po kalon momente shumë të mira në futbollin elitar rumun, aty ku me sukses po bartë fanellën e skuadrës së Rapid Bukuresht. Ish sulmuesi i Ballkanit të Suharekës, mbrëmë realizoi dy gola në fitoren derbi kundër Kluzh, pjesë e së cilës skuadër është ish reprezentuesi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.

Rrahmani njërin nga golat në fitoren 3:1 të Rapidit, e festoi me Shqiponjë, duke u bërë me dije të gjithëve në Rumani se kështu do të ndodh gjithnjë, kur ai të shënoj në rrjetat kundërshtare.

“Unë jam nga Kosova, me gjak shqiptari. Do të festoj me shqiponjë sa më shpesh të mundem. Inkurajoj edhe lojtarët e tjerë shqiptarë që të festojnë kështu”, – është shprehur Albion Rrahmani, i cili në gjithsej 8 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Rapid Bukuresht, ka shënuar po aq gola, 6 prej të cilëve i ka shënuar në 4 ndeshje kampionale, aty ku edhe udhëheq listën e golashënuesve.

Leave a Reply