Renova mundi Gostivarin

Renova ka shënuar fitore në miqësoren e dytë që e zhvilloi sot në Ohër ndaj skuadrës së Gostivarit, që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë.

Skuadra nga Xhepçishti shënoi fitore me rezultatin 5:2, duke dominuar në të dyja pjesët.

Sulmuesi Filip Petkovski shënoi golin e parë për Renovën, derisa Argjent Gafuri nga pika e bardhë shënoi për 2:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më interesante, duke dhuruar plotë 5 gola të tjerë, me Renovën që me anë të sulmuesit të rikthyer Lavdim Skenderi shënoi edhe golin e tretë per “gjipspunuesit”.

Sulmuesi më i ri në rradhët e Gostivarit, Boban Mariç, zbuti epërsinë e Renovës, duke shënuar për 3:1, mirëpo ky gol vetëm se hidhëroi Emran Ramadanin, i cili doli në skenë me dy gola të njëpasnjëshëm, për rezultat 5:1.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi fare në fund Gostivari me anë të Adis Bilalit shënoi edhe golin e dytë për rezultat përfundimtarë, Renova 5, Gostivari 2.

Vlen të theksohet se trajnerët e të dyja skuadrave, Kostov dhe Jakupi në këtë ndeshje ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve, përfshirë këtu edhe përforcimet e reja të bëra gjatë këtij afati kalimtarë.

Leave a Reply