Partizani dhe Laçi janë dy skuadrat shqiptare që sot mësuan kundërshtarët e tyre në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
“Demat e Kuq” nga Tirana janë në grup të njëjtë me Shkëndijën e Tetovës, grupin 5, në mesin e skuadrave bartëse, bashkë edhe me Dinamo Minsk nga Bjellorusia, SP Tre Penne nga San Marino dhe Petrocu nga Moldavia.
Kundërshtarë të mundshëm të Partizani në raundin e parë kualifikues, do të jenë Saburtalo (Gjeorgji), Floriana (Malta), Ararat Yerevan (Armeni), Tuzla City (B e H) dhe skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiç.
| Grupi 5: |
| 1. Shkëndija (MKD) |
| 2. Dinamo Minsk (BLR) |
| 3. Partizani (ALB) |
| 4. SP Tre Penne (SMR) |
| 5. Petrocub-Hîncești (MDA) |
| Kundërshtarët e Partizanit: |
| 6. Saburtalo (Gjeorgji) |
| 7. Floriana (Malta) |
| 8. Ararat Yerevan (Armeni) |
| 9. Tuzla City (B e H) |
| 10. Deçiç (Mali i Zi) |
Ndërkohë Laçi ndodhet në grupin 2. Në këtë garë janë edhe skuadrat shqiptare, me Laçin që rrezikon një përballje me Gjilanin e Kosovës, por edhe me moldavët e Sfintul Gheorghe, sllovakët e Ruzhomberok, gjeorgjianët e Dila dhe malazezët e Iskra.
Ndeshjet e para të raundit të parë në Ligën e Konferencës në program janë me datë 7 korrik, ndërsa ato kthyese një javë më pas. (infOSport.mk)
| Grupi 2 |
| 1. KuPS Kuopio (FIN) |
| 2. Laçi (ALB) |
| 3. Mura (SVN) |
| 4. Liepāja (LVA) |
| 5. Kauno Žalgiris (LTU) |
| Kundërshtarët e Laçit: |
| 6. Sfintul Gheorghe (MDA) |
| 7. Ružomberok (SVK) |
| 8. Dila Gori (GEO) |
| 9. Gjilani (KOS) |
| 10. Iskra Danilovgrad (MNE) |
