Osmani: Shkëndija nuk di të mbrohet, nesër luajmë për fitore

Në konferencën e zakonshme një ditë para ndeshjes, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka folur për takimin e nesërm që Shkëndija do ta zhvillojë kundër Helsinkit në Finlandë. Strategu “kuq e zi” tha se Shkëndija ka udhëtuar në Helsinki me optimizëm të plotë për të siguruar vendin në raundin e tretë të Liga Evropa.

Sipas tij Shkëndija nuk di të mbrohet dhe se edhe nesër ndaj Helsinkit në fushë do të zbresë me të njëjtën filozofi.

“Shkëndija edhe pse ka rezultat me epërsi të vogël ka ardhur në Helsinki me optimizëm të plotë për të siguruar vendin në raundin e tretë të UEFA Europa League. Gjatë javës jemi përgatitur për këtë ndeshje, pasi Helsinki edhe pse humbi në ndeshjen e parë, mendoj se kishte një ditë të keqe dhe për këtë arsye Shkëndija në ndeshjen e nesërme do të hyjë me seriozitet maksimal. Shkëndija nuk din të mbrohet, fizionomia e ekipit është e tillë që gjithmonë kërkon një gol më shumë. Edhe këtu do të luajmë me atë filozofi“, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Rikujtojmë Shkëndija në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë shënoi fitore me rezultatin 3:1, ashtu që janë shumë fare pranë kualifikimit në raundin e tretë eliminatorë, ku do të luanin me fituesin nga përballja, Norçeping – Trakai.

Ndeshja Helsinki – Shkëndija zhvillohet në stadiumin “Telia 5G-Arena” me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply