Evra pezullohet me tetë muaj nga UEFA, i prishet kontrata edhe me Marsejën!

Incidenti i ndodhur në Portugali, në prag të sfidës mes Guimaresit dhe Marsejës, ku Evra goditi me shkelm në fytyrë një tifoz francez, u mor në shqyrtim nga institucioni më i lartë i futbollit europian.

UEFA ka vendosur një pezullim të gjatë për ish mbrojtësin e Juventusit dhe Mançester Junajtedit, prej plot 8 muajsh ose deri në qershor të 2018-ës, kohë kur përfundon edhe sezoni aktual i futbollit. Më herët, Evra u pezullua pa afat edhe nga klubi i Marsejës, e cila tani njoftoi edhe prishjen konsensuale të kontratës me mbrojtësin.

 

Leave a Reply