BBC shkruan për Trepçën historike të Ramadanit!

Është Trepça 89 skuadra që do të luaj për herë të parë në histori të Kosovës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve në futboll. Skuadra nga Mitrovica siguroi matematikisht titullin e Kampionit në Superligën e Kosovës,për herë të parë në histori të klubit me në krye trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani, ndërsa një gjë e tillë ka tërhequr vëmendje edhe deri te gjigandi mediatik BBC, të cilët i kushtua vëmendje Trepçës së Kosovës në një material të përgatitur.

“Trepça ’89 do të bëhet muajin e ardhshëm klubi i parë kosovar që do të konkurrojë në Europë, kur ata të luajnë në kualifikueset e Championsit”, shkruhet mes tjerash në median prestigjioze britanike, BBC.

Kosova vitin e kaluar u pranua në FIFA dhe UEFA, ndërsa as kampionët e sezonit 2015/16, Feronikeli dhe as fituesit e Kupës, Prishtina nuk arritën që të luajnë në Kupat Evropiane, për shkak të mungesës së dokumentave të liçencimit.

Ndërkohë këtë vit, Trepça 89 ka arritur të liçencohet dhe me 27 ose 28 qershor pritet ta luaj ndeshjen e parë në skenën evropiane.

Trepça e Ramadanit, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve mund të përballet me kampionët e Uellsit, The Nju Seints, ekipin Linfield nga Irlanda e Veriut ose skuadrën Vikingur që fituan titullin e kampionit në Ishujt Faroe.

Leave a Reply