Madrilenët udhëtojnë drejt Kardifit (FOTO)

Skuadra e Real Madridit në mëngjesin e sotëm kanë udhëtuar drejt Kardifit, ku do ta luajnë finalen e madhe në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit. Madrilënt drejt Uellsit shkojnë në rolin e favoritit, duke u cilësuar si mbretërit e Evropës me 11 tituj në këtë kompeticion, ndërsa të shtunën do të kërkojnë të 12-tin dhe të dytin me radhë, duke dashur që të shkruajnë historinë.

Të përzgjedhurit e Zinedin Zidan me disponim maksimal ishin gjatë udhëtimit, duke u shfaqur me fotografi në profilet e tyre në instagram.

Leave a Reply