Elif Elmas ndahet me Rabotniçkin, kërkohet nga skuadra evropiane

Elif Elmas dhe Rabotniçki i kanë ndarë rrugët. Talenti i ri shkupjan është larguar nga skuadra e “Romantikëve”, në të cilën u rrit si futbollist, duke dashur që karrierën e tij ta vazhdojë  në ndonjë klub tjetër të Evropës.

“Jam larguar definitiv nga Rabotniçki. Deri tash nuk ka asgjë konkrete se ku do të vazhdojë, mirëpo jam në bisedime me disa klube nga Evropa. Gjatë 10 ditëve në vijim do ta realizojë transferimin e ri”, ka thënë Elmas enkas për “InfOSport.mk”.

17 vjeçari i përket shkollës së Rabotniçkit, tek të cilët ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar, ndërsa ka luajtur edhe për të gjitha gjeneratat e reja të përfaqësueses së Maqedonisë, ku së fundmi u aktivizua edhe skuadrën ‘A’ në ndeshjen ndaj Spanjës.

Leave a Reply