Ja sa tifozë “kuqezi” do të jenë në stadiumin “Mladost” në Strumicë

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” pritet të zhvillohet në një atmosferë të nxehtë për shkak të historisë mes dy vendeve fqinje.

Të dy palët janë munduar të ulin tonet duke kërkuar që kjo përballje të jetë vetëm një ndeshje futbolli.

Rreth 450 mbështetës shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin “Mladost” në Strumicë, aq sa ka lejuar Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese jashtë Shkupit, ndërsa stadiumi “Mlladost” i Strumicës është rinovuar në mënyrë artificiale, duke u klasifikuar në kategorinë e tretë të UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare.

Përveç punimeve në tribunën VIP dhe atë të gazetarëve, tribunat janë zgjeruar. Për të realizuar këtë janë përdorur struktura prej çeliku, ndërsa në të gjitha tribunat janë vendosur ulëse të reja.

Kujtojmë që stadiumi “Mladost”  ka një kapacitet prej 6.500 vendesh, ndërsa ndeshja do të luhet të martën me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply