Skënderbeu e nisi mirë, por në fund u dorëzua përballë Dinamo Kievit (VIDEO)

Skënderbeu e nisi mirë ndeshjen ndaj Dinamo Kievit, por në fund u dorëzua përballë skuadrës ukrainase, e cila gjithçka përmbysi në 5 minutat e para të pjesës së dytë, kur edhe ktheu rezultatin në favor të saj, pas epërsisë minimale të skuadrës korçare gjatë 45 minuutave të para.

Minuta e 39-të ishte fatlume për “bardhekuqtë” pas një veprimi të bukur të dyshes Xhejms – Soue dhe topi shkon tek Muzaka që godet saktësisht. Ky gol iste i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa brenda katër minutave të pjesës së dytë Dinamo arriti që të përmbys Skënderbeun.

Është fillimisht Sidorçuk që ‘’kopjon’’ Muzakën, duke shënuar një super gol dhe pas dy minutash Moraesh përfiton nga një pakujdesi në mbrojtjen për të kaluar Dinamon për herë të parë në këtë ndeshje në epërsi.

Ndeshja do të mbyllet në minutën e 65’ kur Mbokani nga pika e bardhë mbyll ndeshjen. Deri në fund rastet janë sporadike për të dyja skuadrat, që mes tyre do të takohen edhe një herë tjetër, kësaj rradhe në Shqipëri.

Leave a Reply