Rrahje mes tifozërive para ndeshjes Roma – Çelzi!

Tifozët e Romës i kanë sulmuar ata të Çelzit  në një kafe bar në  “Via del Colosseo”, raportojnë mediat italiane. Disa tifozë britanik përderisa qëndronin në kafe ishin sulmuar nga disa tifozë italianë, dy prej të cilëve ishin identifikuar si rumunë dhe që i përkisnin grupit “Fedayn”.

Policia po heton rastin dhe nëse përleshja ka të bëjë me tifoz të dy taboreve kundërshtare që sonte në Olimpiko do të takohen në kuadër të ndeshjeve në grupe të Ligës së Kampionëve, nga gjendja alkoolike, apo edhe ndonjë lloj tentative nga ana e disa rumunëve për të bastisur tifozët anglez.

Sipas një dëshmitari, “disa tifoz të maskuar me shalle të Romës kishin sulmuar tifozët e Çelzit”, dhe ky version po shqyrtohet nga policia italiane, e cila si duket do të ketë punë për gjatë gjithë ditës, deri në nisjen e takimit në “Olimpiko” (20:45),  midis Romës dhe Çelzit.

Leave a Reply