Stefan Vujçiç rikthehet te Rabotniçki!?

Stefan Vujçiç në merkaton e janarit ka gjasa të rikthehet te Rabotniçki, nga  e cila skuadër në janarin e vitit 2016-të arriti te Shkëndija, shkruan “ekipa.mk”, përcjellë “infOSport.mk”.

Vujçiç ishte një ndër futbollistët më të mirë tek Shkëndija gjatë këtyre dy viteve të kaluara, mirëpo një lëndim i rëndë në gju, bëri që ai të mungojë për disa muaj.

Ai pritet që të jetë gati pikërisht për stinorin pranveror, kur edhe trajneri Stankovski pret që ta ketë në disponim.

Megjithatë për shërbimet e Stefan Vujçiç përveç Rabotniçkit interesim ka shfaqur edhe Flamurtari i Vlorës që udhëhiqet nga ish tekniku i Shkëndijës, Shpëtim Duro.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i rradhës i mesfushorit “kuq e zi”, i cili me Shkëndijën ka kontratë deri me 15 janar të vitit 2018-të.

Leave a Reply