Durmishi me Betisin fitojnë Leganesin (VIDEO)

Futbollisti shqiptar Riza Durmishi iu ka gëzuar fitores me skuadrën e tij Betisin, pasi mundën Leganesin me rezultat 3:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në La Liga. Ata që zhbllokuan rezultatin e kësaj sfide ishin Tello në minutën e 20-të dhe Joakin në të 40-të, duke çuar kështu Betisin në epërsi për 2:0, ndërsa një minutë para pjesës së parë Gumbau ngushtoi diferencën në 2:1.

Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 71-të mysafirët sollin edhe golin e dytë me Eraso, që barazoi shifrat për momentin në 2:2, përderisa që për fitoren e Betisit mendoi Kastro, i cili realizoi nga penalltia në të 83-tën.

Sa i përket shqiptarit, Durmishi luajti që nga minuta e parë, ndërsa në shtesat u ndëshkua me karton të verdhë për shkak “zvarritjes së lojës”. Betisi pas kësaj fitore renditet në vendin e 7-të me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Leganesi mbetet në të pozitën e 13-të me 3 pikë më pak.

Leave a Reply