Rabotniçki barazon me Mariupolin e Besir Demirit

Rabotniçki e ka mbyllu me barazim 1:1 ndeshjen kontrolluese ndaj skuadrës së Mariupolit ku militon edhe shqiptari nga Maqedonia, Besir Demiri. Të përzgjedhurit e trajnerit Gorant Stankovskit zhbllokuan shifrat e këtij takimi me anë të Velinovit në minutën e 28-të, ndërsa minutat e fundit pranoi golin e barazimit, të cilin për ekipin ukrainas e ralizoi Tishenko.

Në ekipin e “Romantikëve” në formacion startues ishte shqiptari Gëzim Krasniqi, ndërsa edhe në radhët e Mariupolit Besir Demiri e nisi këtë përballje që nga minuta e parë.

Leave a Reply