Musliu shënon edhe golin e dytë personal, kupa po i buzëqesh Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija po avanson me rezultatin 3:0 në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit, duke ecur me hapa të sigurtë drejt trofeut të dytë sezonal, njofton “infOSport.mk”. Njëjtë sikurse goli i parë, ashtu edhe i treti i shënua me të njëjtit aktorë, Hasanin në rolin e asistuesit dhe Musliun në rolin e golashënuesit, duke qenë figura qëndrore e këtij takimi.

SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ PELISTERIT

SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKENDIJA 0:3(V. Musliu 71')

Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.

Edhe pse bëhet fjalë për një mbrojtës, Musliu po shfrytëzon në maksimum ndërprerjet, duke shënuar sërish me kokë. Edhe pse deri në mbyllje të takimit kanë mbetur edhe 10 minuta festa mund të fillojë si në Strumicë, ashtu edhe në Tetovë, pasi Kupa udhëton në qytetin e Pollogut.

Leave a Reply