Anglia tenis me Panamanë, Kejn realizon “hat-trik” (VIDEO)

Anglia ka regjistruar fitoren më të lartë në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Garet Sautgejt mundën Panamanë me rezultatin 6:1 në ndeshjen e dytë të grupit “G”, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Botëror.

Mbetet e paqartë vetëm se cilës kombëtare do ti takojë pozita  eparë në këtë grup, duke pasur parasysh se Anglia dhe Belgjika, që të dyja me nga 6 pikë do të përballen mes vete në xhiron e tretë.

Sa u përket golave të shënuar, 3 prej tyre në takimin e sotshëm përballë Panamasë i realizoi Hari Kejn, dy gola shënoi mbrojtësi Xhon Stons, teksa një gol realizoi futbollisti i talentuar i Mançester Junajtedit Linegard.

Leave a Reply