Formacionet zyrtare, Japoni-Senegal

Pas pak në Jekaterinburg do të zhvillohet derbi ndeshja e grupit “H”, ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat kryesuese, Japonia dhe Senegali, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja kombëtaret realizuan fitore në ndeshjet e para, dhe dëshirojnë të vazhdojnë me efektin e qindtpërqindtë.

Atmosfera është mjaft pozitive te të dyja taboret, një paralajmërim ky i mirë që do të shohim një futboll cilësor.

Trajnerët Nishino dhe Sise nuk kanë bërë ndryshime në formacion, duke u besuar po të njëjtëve futbollist që kishin dalë triumfues përballë Kolumbisë, gjegjësisht Polonisë.

Leave a Reply