Besart Berisha braktis Australinë, transferohet në kampionatin japonez

Një ndër sulmuesit më të mirë shqitarë, Besart Berisha karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Japoni. Sulmuesi kosovar, në këtë mënyrë pas plotë 7 viteve braktisi Australinë, duke i thënë “PO” skuadrës së Sanfrece Hiroshima.

Ai së fundmi ishte pjesë e Melburne Viktori, teksa gjithashtu më parë luajti edhe me skuadrën e Brisbane Roar.

Berisha është shpallur dy herë shënuesi më i mirë i kampionati australian, ndërkohë që ka fituar edhe titullin kampion, ashtu që tashmë është i përgatitur për sfida të reja në karrierën e tij, ndërsa skuadra e Sanfrece Hiroshima është mundësia më e mirë, duke pasur parasysh se kjo skuadër aktualisht kryeson kampionatin dhe pritet që Berisha të jetë protagonist edhe më këtë skuadër.

“Kam shumë emocione, pasi po lë Australinë, por e kam marrë vendimin për t’u larguar. Falënderoj tifozët që më kanë përkrahur”, – ka thënë shkurt Berisha, i cili në të kaluarën ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë dhe përfaqësuesen e Kosovës, të cilën më pas e braktisi për shkak problemeve me trajnerin e atëhershëm, Albert Bunjaki.

Ndryshe Berisha gjatë 7 viteve të kaluara në futbollin australian ka zhvilluar gjithsej 171 ndeshje, duke realizuar 106 gola. Ndryshe me Melburne Viktori në të gjitha kompeticionet kishte zhvilluar gjithsej 123 ndeshje, duke realizuar edhe 74 gola, teksa me Brisbane Rroar ai numëron gjithsej 83 ndeshje dhe 50 gola të realizuar.

Leave a Reply