Deri në fund të ditës, Reali do të konfirmojë kalimin e Ronaldos te Juve!

Deri në fund të ditës drejtuesit e Realit të Madridit edhe zyrtarisht pritet të konfirmojnë transferimin e Ronaldos te Juventusi. Një gjë të tillë bënë të ditur “Jugones”, që i referohet burimit të televizionit spanjoll, “LaSexta”.

Sipas të njëjtit burim “mbretërit” do të pranojnë ofertën e torinezëve që është në vlerë prej 100 milion euro.

Ka qenë vetë Ronaldo që ka dëshiruar një transferim të tillë, ndërsa Florentino Perez është pajtuar me kushtet. Ronaldo me Juventusin do të nënshkruajë për 4 vite, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë plotë 30 milion euro, plus edhe bonuse.

CR7 nga Real Madridi largohet pas plotë 9 viteve, ku në 438 ndeshje realizoi plotë 450 gola.

Leave a Reply