Suat Zendeli: Ti shpalosim vlerat tona përballë një gjigandi si Renxhersi

Në prag të sfidës së sontme ndaj Gllazgou Renxhersit, ka folur edhe kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli, njofton “infOSport.mk”. Një ndër futbollistët më me përvojë te “bardhekaltërit”, i cili pas shpinës së tij ka edhe shumë ndeshje ndërkombëtare, potencoi se FC Shkupi në këtë ndeshje ka ardhur për ti shpalosur vlerat që ka, ndërsa pavarësisht rezultatit në fund, skuadra e tij që pas plotë 14 viteve rikthehet në skenën ndërkombëtare, do të shkruaj një faqe të re të historisë.

“Ne kthehemi pas një kohe të gjatë në skenën ndërkombëtare, njëjtë sikurse edhe Gllazgou që kthehet pas disa viteve. Dihet tradita e klubit skocez, dihet tradita  jonë. Kemi ardhur si individ dhe si ekip dp ti shpalosim vlerat tona, besoj se kjo ndeshje do të na sjellë emocione, të na ktheje në një vend ku i takon klubit tonë, shpresojmë se ne do të japim më të mirën, askush nuk na ka vendu objektiv që ne ta kalojmë Gllazgoun. Mirëpo nëse ne do e bëjmë atë emrat tonë do të shkruhen në histori, por edhe nëse eliminohemi, klubi do të bëjë historinë e vetë, pasi ndeshemi me një ndër skuadrat, ndoshta edhe më të forta në Europë” – tha Zendeli.

Ai tha se ekipi është ambientuar mirë, sidomos pas asaj faze përgatitore në Turqi, ndërsa sa i përket faktit se stadiumi “Ajbroks” pritet të jetë i stërmbushur me tifoz, ai tha se FC Shkupi është mësuar të luaj me tifozëllëk, vetëm se kësaj rradhe para një numri shumë të madh se ai në Çair.

“Jemi ambientuar mirë, pasi kemi qenë në fazë përgatitore dhe njëjtë kemi qenë në mal, ku temperatura ka qenë e freskët. Shpresoj që koha do të jetë e mirë, gjithashtu edhe ambienti i mirë. Për tifozëllëk neve jemi mësuar, vetëm se këtu është numri shumë më i madh, shpresoj se do të kënaqemi gjithë së bashku dhe në fund nga kjo ndeshje do të nxjerrim më të mirën dhe do dalim me kokën lartë” – deklaroi gardiani shkupjan.

Zendeli do të jetë zgjidhja e parë e trajnerit Ramadani për këtë ndeshje, ndërsa siç paralajmëroi në konferencën për shtyp, ai tashmë ka të qartë 99% të formacionit. Ndeshja Gllazgou Renxhers – FC Shkupi starton në ora 20:45.

Leave a Reply