Zherard: Respekt maksimal për FC Shkupin

Stiven Zherard sonte në mbrëmje do të udhëheqë Gllazgou Renxhersin për herë të parë në një ndeshje zyrtare. Legjenda e futbollit anglez dhe Liverpullit, drejtimin e skuadrës së njohur skoceze morri këtë vit, ndërsa tashmë atë e pret sfida përballë skuadrës nga Çairi, që pas 14 viteve rikthehet në garat europiane.

“Nëse futbollistët tanë mendojnë se do e kemi të lehtë, gënjehen shumë. Ne mund ta pësojmë nëse nuk tregojmë respekt maksimal për kundërshtarëin. Në ndeshje do të futemi me gjithë respekt, për mysafirët kjo do të jetë ndeshje e karrierës së tyre. Ne duam fitore dhe do të bëjmë çmos për ti gëzuar tifozët tanë, duke krijuar një epërsi para ndeshjes së kthimit” – tha Stiven Zherard në prag të ndeshjes sonte kundër FC Shkupit.

Ndërkohë ndeshja e kthimit në Shkup, në program është me datë 17 korrik, ndërsa duke pasur parasysh interesimin e madh për të njdekur për së afërmi këtë përballje, drejtuesit e skuadrës nga Çairi që dje kanë nxjerrë në shitje biletat, të cilat janë me çmime nga 100 deri 1000 denarë.

Leave a Reply