Shkëndija në rast eliminimi nga Çampionsi, në Liga Europa mund të përballet me Dritën

Shkëndija javën që vjen (24 korrik) do të luajë ndeshjen e parë në histori në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ku përballë do të ketë skuadrën moldave të Sherif Tiraspol. Padyshim, që tetovarët do të synojnë këtë takim që të kualifikohen për në turin tjetër, por në rast se ndodh e kundërta, ata do të qëndrojnë në Europë, të paktën edhe për dy ndeshje, duke luajtur në kuadër të Liga Europa.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve, u lejon skuadrave që eliminohen të luajnë në turin pasardhës të Liga Europa. Kjo do të thotë se nëse Shkëndija eliminohet nga moldavët e Sherif, atëherë “kuqezinjtë” do të luajnë në turin e tretë të Liga Europa, ku një ndër kundërshtarët e mundshëm të tyre mund të jetë edhe skuadra e Dritës së Gjilanit, që në anën tjetër do të duhej që të eliminonte skuadrën e Dudelanzh nga Luksemburgu.

Shkëndija është pozicionuar në “Grupin 1”, ndërsa më poshtë mund të shihni të gjitha çiftet që mund të luajnë përballë njëra tjetrës.

Shorti për turin e tretë të Ligës së Kampionëve dhe atë të Liga Europa, do të hidhet të hënën në Nion të Zvicrës.

 

Grupi 1
Ndeshja 1: Ludogorets Razgrad (BUL) v Videoton (HUN)
Ndeshja 2: CFR Cluj (ROU) v Malmö (SWE)
Ndeshja 3: BATE Borisov (BLR) v HJK Helsinki (FIN)
Ndeshja 4: Shkëndija (MKD) v Sheriff (MDA)
Ndeshja 5: Legia Warszawa (POL) v Spartak Trnava (SVK)
Fituesi i ndeshjes 1: Zrinjski (BIH) v Valletta (MLT)
Fituesi i ndeshjes 2: FC Santa Coloma (AND) v Valur Reykjavík (ISL)
Fituesi i ndeshjes 3: Sutjeska (MNE) v Alashkert (ARM)
Fituesi i ndeshjes 4: F91 Dudelange (LUX) v Drita (KOS)
Fituesi i ndeshjes 5: Olimpija Ljubljana (SVN) v Crusaders (NIR)

Leave a Reply