Shkëndijën e pret dënimi nga FFM-ja!

Ndeshjet midis Shkëndijës dhe Vardarit çdoherë janë zhvilluar me tension, ndërsa i tillë ishte rasti edhe në ndeshjen e së shtunës midis këtyre dy skuadrave në Tetovë, ku dorën në zemër për një gjë të tillë kontribuoi edhe arbitri kryesor i takimit, Aleksandar Stavrev.

Pikërisht ky i fundit ishte caku i tifozëve vendas, të cilët pas fërshëllimës së fundit të arbitrit shkupjan, gjuanin gjësende të ndryshme, gjë këtë të cilën në regjistrin e tij e kishte regjistruar edhe delegati i këtij takimi, Zoran Mihajllovski.

Revolta e tifozëve vendas erdhi sidomos në çastet e fundit të takimit, kur edhe pse kishte lojë më dorë nga ana e mbrojtësit të Vardarit, Evgenij Novak, Stavrev nuk tregoi në pikën e bardhë, por tregoi fundin e takimit.

Shkëndija dhe Vardari u ndanë me barazimin 2:2, ndërsa Stavrev ndau plotë 14 kartonë të verdhë, përfshirë këtu edhe dy kartonët e kapitenit të vendasve, Armend Alimi, i cili në minutën e 63-të ishte i detyruar që të braktis fushën.

Vendimin përfundimtarë rreth dënimit të Shkëndijës, që me shumë gjasa do të jetë në të holla, do ta marrë Komisioni Disciplinorë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

 

Leave a Reply