Trajneri Shabani i kënaqur pas dy fitoreve të Maqedonisë U15 ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë shënoi dy fitore në përballjet kontrolluese me Shqipërinë, ndërsa kjo ka kënaqur edhe trajnerin Nexhat Shabani, i cili thotë se këto fitore do i shërbejnë skuadrës për në të ardhmen.

“Jam i kënaqur me lojën dhe dëshirën e treguar nga djemtë. Dy fitore kundër Shqipërisë do të vlejnë shumë për punën me këta të rinjë në të ardhmen. Rezultatet në këtë moshë nuk janë shumë me rëndësi, mirëpo gjithsesi se kur fiton është ndjenjë e bukur. Gjithashtu më ka pëlqyer reagimi i futbollistëve kur mbetëm me një lojtar më pak. Nuk u frikësuan për tu tërhequr, por vazhduan të sulmojnë dhe shpërblimi erdhi nga penaltia”, deklaroi Nexhat Shabani.

Shpresat e udhëhequra nga Nexhat Shabani më 18 shtator në Korçë në ndeshjen e parë falë golave të shënuar nga Gjorgjiev dhe Ibraimi mundën Shqipërinë me rezultatin 2:1, ndërsa në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Ohër falë golit të shënuar nga Gjorgji Stojanovski nga pika e bardhë Maqedonia shënoi fitore minimale 1:0.

Leave a Reply