Lacio falë Strakoshës kualifikohet në gjysmëfinale (VIDEO)

Lacio është udhëtuesi i fundit për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi sonte në ‘Xhuzepe Meaca’ falë super Strakoshës arriti që të eliminojë Interin midis ‘Xhuzepe Meaca’, njofton ‘infOSport.mk.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha priti dy penalti vendimtare në ruletin e 11-të metërshave, duke pasur parasysh se ndeshja ishte mbyllur me barazimin 1:1.


GOLAT NGA NDESHJA INTER – LACIO, NDIQENI KËTU.


Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa dy golat e takimit u shënuan në 15 minutëshin e dytë, kur fillimisht Imobile në minutuën e 108-të gjeti golin e epërsisë, ndërsa ‘zikaltërit’  deri tek barazimi erdhën vetëm në minutën e 125-të, pas një penaltie të përfituar me ndihmën e VAR.

Menjëherë pas këtij goli skuadrat iu drejtuan penaltive, ndërsa aty fjalën kryesore e pati portieri Strakosha që priti goditjet e Lautaro Martinez në serinë e dytë dhe atë të Raxha Naingolan në serinë  e fundit.

Në anën tjetër futbollisti i vetëm që nuk arriti të shënojë për Lacion ishte tetovari Riza Durmishi, goditjen e të cilit e ndali Handanoviç.

Strakosha përveç pritjeve të penaltive, arriti që të bëjë një paraqitje të shkëlqyeshme edhe për gjatë 120 minutave lojë, ndërsa Riza Durmishi në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të në vendin e boshnjakut, Senad Luliç.

Lacio pas kësaj fitore 5:4 (1:1 pas 120 minutave lojë) siguroi një takim me Milanin në gjysmëfinale, ndërsa në ndeshjen tjetër mejdanin do të ndajnë Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Xhimshitit me Fiorentinën.

Ruleti i penaltive
INTER LACIO
M. Brozviç GOL Ç. Imobile GOL
L. Martinez X R. Durmishi X
M. Ikardi GOL M. Parolo GOL
C. Soares GOL F. Açerbi GOL
R. Naingolan X L. Leiva GOL

Leave a Reply