Korabi dhe Struga Trim Lum me mungesa të rëndësishme

Sot në Dibër në kuadër të javës së 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim, do të takohen Korabi dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Të dy trajnerët në prag të këtij takimi po hasin në probleme rreth formacionit më të mirë, pasi do të kenë mungesa shumë të rëndësishme.

Te Korabi do të mungojë sulmuesi kryesor, Aleksandar Celeski, i cili numëron 8 gola dhe aktualisht udhëheq listën e golashënuesve në Ligën e Dytë – Perëndim. Ai  në këtë ndeshje do të mungojë për shkak kartonëve, ndërsa për shkak dëmtimit do të mungojë edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Fatjon Lleshi, i cili në ndeshjen ndaj Goblenit asistoi në njërin prej golave të Korabit në atë fitore 3:1.

Në anën tjetër mungesa më e madhe e Struga Trim Lum në ndeshjen kundër skuadrës dibrane do të jetë, ajo e mesfushorit me shumë përvojë, Nijas Lena, ndërsa një tjetër mungesë shumë e rëndësishme është edhe ajo e mesfushorit ofenziv, Valentin Koçoski.

Leave a Reply