Real Madridi gati të rrëmbejë yllin e Frankfurtit që menaxhohet nga Fali Ramadani?

Real Madridi është shumë afër transferimit të yllit të Ajntraht Frankfurtit, Luka Joviç. Sipas “Bild” klubi “mbretëror” veçmë ka arritur marrëveshje me futbollistin serb, i cili është në pronësi të menaxherit shqiptarë nga Tetova, Fali Ramadani.

Marrëveshja midis Realit dhe futbollistit thuhet të jetë për 6-vite.

Shuma e transferimit kap shifrën e 50 milion eurove.

22-vjeçari Joviç këtë edicion me Ajntrahtin ka zhvilluar 37 ndeshje, duke regjistruar 23 gola dhe 6 asistime.

Leave a Reply