Rrëfimi tronditës i Redondos te Milan: “Më bllokuan gjakun dhe më bombarduan me drogë!”

Pas 6 vitesh si pikë reference në mesfushën e Real Madridит, Fernando Redondo, tashmë 49 vjeçar u shit te Milanи. Ekipi italian pagoi 3,500 milionë pesetas ekuivalente me 21 milionë euro.

Pikërisht në prezantimin e tij me ekipin e ri, mesfushori argjentinasi u dëmtua seriozisht në ligamentet e krociatit dhe nisi kalvarin e gjatë të mjekimeve, rikuperimeve, por për të mos u rikthyer më kurrë ai i mëparshmi.

“Kisha bërë fazën përgatitore me Real Madridin dhe pas përfundimit të saj u realizua transferimi. Mbërrita te Milan dhe aty sistemi i stërvitjes ishte i ndryshëm, me ngarkesë të madhe fizike dhe shumë punë të rëndë”, tregoi argjentinasi për “La Nacion”.

“Gjithsesi nuk thash gjë, sa për krenari, por isha i vdekur nga muskujt. Duhej të kisha bërë një përshtatje progresive, por këtë gjë e kuptova më vonë. Në atë kontekst luajtëm futboll dhe në një lëvizje gjatë lojës u ktheva dhe ndjeva kërcitjen. Kisha këputur ligamentin krociat të gjurit të djathtë dhe nuk munda të luaja asnjë ndeshje për dy vite”, rrëfeu Redondo.

Argjentinasi vuajti dy vite trajtim mes ndërhyrjeve dhe udhëtimeve të shpeshta në kërkim të një zgjidhje që nuk erdhi kurrë.

“Operacioni i parë nuk shkoi mirë. U operova nga një doktor italian që kishte kryer ndërhyrje te futbollsitë të tjerë të Milan, por nuk ishte një specialist gjuri dhe e vërteta është që ligament nuk ishte pozicionuar në vendin më të mirë, sepse po prekte pikën e takimit të kockave të gjurit”.

“Nuk ja faturoj doktorit. Ai mund të kishte 3 ose 4% të gabimit. Çështja është që në rekuperim, gjuri u enjt dhe më dhimbte, ndërsa mjekët më thonin se duhet të kapërceja barrierën e dhimbjes, por më pas u bë edhe më e vështirë. Në fund u pasua me një rreth inflamator dhe po përkeqësohej”.

Redondo më pas vendosi të komunikojë me Gallianin, për t’i thënë se kërkonte të udhëtonte drejt Madridit për të takuar Dr. Del Corral, në atë kohë mjeku i Real Madrid, si dhe për ta hequr nga borderoja e klubit kuqezi, deri në momentin kur ai të luante sërish.

“I kërkova të mos më paguante më deri kur të luaja, si dhe i thash se doja të shkoja në Madrid për të takuar doktorin Del Corral. Pastaj duhet të dilja nga ai ambient ku të gjithë më pyesnin se kur do të rikthehesha në fushë dhe unë nuk dija si të përgjigjesha”.

“Nëse e gjithë kjo do të më kishte ndodhur në Madrid, gjithçka do të ishte ndryshe, sepse i kisha dhënë shumë atij klubi, por në rastin e Milan nuk kisha mundur dot të luaja për asnjë minutë. Ishte një situatë e tmerrshme, po çmendesha, madje shkova në Buenos Aires dhe u takova me Jorge Bombicino”.

Drita në fund të tunelit nisi të shfaqej kur ata filluan të aplikojnë një teknikë të ndaluar në Itali, të quajtur “Bier Block”.

“Vendosëm të konsultojmë specialistët më të mirë të gjurit. Udhëtuam drejt Francës për të takuar një mjek që kishte operuar Ronaldon, nja dy të tjerë dhe në fund qëndruam me Martens, një belg që na dha shumë siguri”.

“Unë jetova në Antverpen për disa muaj, punova me disa teknika inovative 3 herë në ditë për të gjithë javën. Ata aplikuan një teknikë të quajtur “Bier Block”, që ishte e ndaluar në Itali dhe që ndikonte në sistemin nervor për të shkatërruar memorjen e dhimbjes”.

“Ata më futën në një sallë operacioni, më ngritën këmbën, më bllokuan gjakun dhe më injektuan drogat. Rreziku ishte që nëse një pjesë e këtyre drogërave do të depërtonte në zemër, atëherë mund të kisha problem. Ata të lejonin maksimalisht ta bëje 6 herë, ndërsa unë e bëra 5 herë dhe arrita të kapërceje barrierën e dhimbjes, duke nisur punën për rehabilitim. Bëra gjithçka”.

“Ata më çuan në Knokke, një vend me resorte verore në veri të Belgjikës, por në dimër. U futa në Detin e Veriut dhe kam vrapuar me ujin që më arrinte deri në bel. Punova me ushtrime të ndryshme në rërë, me llastiqe dhe me jastëkë. Duke përfituar nga fakti që kapërceva dhimbjen dhe inflamacionin, dhashë maksimumin. Arrita të rekuperohem dhe të luaj për dy vite të tjerë”, përfundoi Redondo rrëfimin e tij të tmerrshëm. (telesport)

Leave a Reply