Shkëndija po përgatitet bashkë me Felipen për Nome Kalju

Shkëndija tashmë po punon në drejtim të ndeshjes së kthimit me Nomme Kaljun në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa “kuqezinjëve” prej dje iu është bashkuar edhe përforcimi më i fundit, Huan Felipe, i cili erdhi nga rradhët e rivalit të përjetshëm, Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Duke parë se skuadra ishte në transfertën e parë sezonale në Europë, braziliani ka punuar individualisht, ndërsa prej djeai është pjesë e skuadrës dhe menjëherë është vënë nën urdhërat e trajnerit Qatip Osmani.

Felipe ka të drejtë loje që në ndeshjen e rradhës, mirëpo duke llogaritur faktin se kyçet me vonesë në skuadër këtë periudhë do të kërkojë përmirësimin e nivelit të përgatitjes fizike.

Gjithsesi ai tashmë është një ‘armë’ shtesë për stafin teknik për sfidat e rradhës europiane.

Ndeshja e kthimit midis Shkëndijës dhe Nome Kalju në Shkup në program është me datë 16 korrik me fillim në ora 17:00 në arenën “Todor Proeski”.

Leave a Reply