Shkëndija miqësore me Prishtinën

Skuadra kampione e vendit, Shkëndija për të shtunën (16 nëntor) ka aranzhuar një miqësore kundër skuadrës së Prishtinës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo një mundësi e mirë për të dy trajnerët, Ernest Gjoka dhe Armend Dallku të shohin formën e gjithë futbollistët që kanë në dispozicion dhe që kanë më pak minutazhë në ndeshjet kampionale.

Ndryshe do të jetë kjo ndeshja e dytë miqësore mes këtyre dy skuadrave të njohura shqiptare brenda këtij viti, duke pasur parasysh se një të tillë janarin e këtij viti e zhvilluan në Belek të Turqisë (1:1).

🤝 🔴⚫️ 🆚 ⚪️🔵

Публикувахте от FC Prishtina в Вторник, 12 ноември 2019 г.

Leave a Reply