Rrahmani te Napoli! Drejtori sportiv i “napolitanëve” tregon arsyen e transferimit

Drejtori sportiv i Napolit Kristiano Xhuntoli vlerësoi se përse kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani “është mbrojtësi i duhur” për skuadrën nga “Sao Paolo”.

Në një prononcim për “Sky Sport Italia”, zyrtari i Napolit theksoi se 25-vjeçari “është i aftë në markim dhe i përshtatet më së miri ideve të trajnerit Xhenaro Gatuzo”, i cili e bazon lojën tek prapavija.

“Blemë Rrahmanin në janar sepse është shumë i zoti në markim, por gjithashtu di të dalë në fazën sulmuese nga prapavija. Kjo është diçka thelbësore për Gatuzon. Me një trajner si ai, i cili dëshiron gjithmonë ta nisë lojën nga mbrojtja, ne dëshironim që t’i siguronim lojtarë që i përshtaten ideve të tij”, u shpreh Xhuntoli.

Rrahmani te Napoli do të kalojë vetëm pas përfundimit të sezonit aktual në “Serie A”. Drejtuesit e Napolit për shërbimet e tij, Veronës i paguan 14 milion euro.

Leave a Reply