UEFA merr vendimin për ndeshjen Lincoln-Prishtina

Ndeshja paraeliminatore e Liga Europa midis Lincoln dhe Prishtinës, që duheshe të startojë në ora 18:00, edhe definitivisht nuk do të luhet. Te skukadra përfaqësuese e Kosovës para fillimit të këtij takimi plotë 8 pjesëtarë kishin rezultuar pozitiv me “Covid 19”, ndërsa e gjithë kjo bëri që UEFA të anulojë këtë ndeshje.

FC Prishtina do të kishte në dispozicion vetëm 14 futbollistë, si dhe nuk do të kishte portier rezervë, ndërsa e gjithë kjo pamundësoi zhvillimin e takimit kundër Lincoln nga Gjibraltari.

Kualifikimi në këtë raund para-eliminator të Liga Europa pritet të vendoset brenda pak ditëve.

Leave a Reply