Isko refuzon Juven, dëshira e tij është të luaj në Pemierligën angleze

Isco Alarkon tashmë dihet se në fund të këtij sezoni ose dhe gjatë janarit do të largohet nga skuadra e Real Madridit.

Për mesfushorin nuk kanë munguar spekulimet e shumta për skuadrën e tij të ardhshme dhe shumë flisnin për një transferim të tij në “Serie A” tek kampionët e Juventusit.

Mirëpo një gjë të tillë ka hedhur poshtë vetë futbollisti spanjoll, i cili ka deklaruar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Mesfushori “madrilen” dëshiron të transferohet tek Evertoni në këtë janar në formë huazimi dhe pastaj skuadra angleze të ketë të drejtë blerjeje për shërbimet e tij.

Leave a Reply